Prapaskena

Fillon numërimi për votat e kandidatëve/ Në Konispol Anila Denaj lë pas Edi Ramën. Ja kandidati i PD që merr më shumë vota në Korçë

Publikuar: 27/04/2021

Pasi në 10 qarqe ka mbaruar numërimi i votave, duke shpallur fitues Partinë Socialiste në Vlorë, Gjirokastër, Berat, Korçë, Fier dhe Elbasan. Kurse PD është shpallur fituese në Lezhë, Dibër, Shkodër dhe Kukës.

Tashmë ka nisur procesi i numërimit të votave për kandidatët në qarkun e Vlorës dhe të Korçës, për të gjitha partitë politikë.

Qarku Vlorë

Deri më tani ‘Top Channel’ ka mundur të sigurojë numërimin e kandidatëve për KZAZ 92 Konispol. Ajo që bie në sy në këtë njësi është fakti se Anila Denaj ka marrë më shumë vota se vetë kryeministri Edi Rama, i cili ishte i renditur i 8 në listën e qarkut të Vlorës, ndërsa Anila Denaj ishte renditur e 4-ta.

Kandidatët e PS-së në KZAZ 90 në Konispol janë:

Anila Denaj 626

Niko Kuri 471

Edi Rama 267

Kandidatët e PD-së në KZAZ 90 në Konispol janë:

Ina Xhupa 452

Joel Dine 450

Bujar Leskaj 89

Qarku Korçë

Ndërsa në Korçë në Partinë Demokratike numrin më të lartë të votave deri në këto momente e ka marrë një emër i ri për këtë parti politike, Marjeta Halili me 1667 vota, duke lënë pas edhe Edmond Spahon me 74 vota, apo Ervin Salianjin me 84 vota.

Votat përfundimtare të kandidatëve të PS-së janë:

Eni Zake 54

Blerina Gjylameti 39

Ilirjan Pendavinji 11

Ilir Topi 30

Oltav Xhaçka 2762

Niko Peleshi 100

Edlira Bode 19

Bledi Como 21

Besa Spaho 3

Dhora Shkëmbi 4

Arjan Jaupllari 84

Vasil Sterjovski 48

Votat përfundimtare të kandidatëve të PD-së janë:

Edmond Spaho 74

Sorina Koti 18

Ervin Salianji 84

Bledion Nallbati 22

Seladin Jakupllari 30

Marjeta Halili 1667

Andrea Mano 35

Alfred Gega 12

Soela Myrtollari 32

Erion Haruni 5

Andrea Simaku 7

Anila Hysenbegasi 11



Më të lexuarat