Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë shqiptarët që ti bashkohen gjatë pasdites së sotme në sheshin Skënderbej, ku duket se do të shpallë fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Rama shkruan se në sheshin Skënderbej në orën 18:00 do të jetë së bashku me patronazhistët, koordinatorët, drejtuesit dhe deputetët, dhe të gjithë qytetarët që duan ti bashkohen fitores.
RAMA: Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores