Prapaskena

Video skandali i Etjon Jokës, kandidati i LSI: Ditmir Bushati më ka thënë se PS nuk i kalon 62 mandate

Publikuar: 26/04/2021

Top News ka siguruar ekskluzivisht një tjetër video, e cila bën fjalë për kandidatin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etion Joka, që flet për manovra që do i japin fitoren opozitës. Madje, Joka i referohet një bisede me ish-ministrin Ditmir Bushati, ku ky i fundit i ka thënë se sondazhet që ka bërë vetë Edi Rama nga zyra e tij, e nxjerrin fituese PS me 62 mandate.

Videoja ekskluzive është pjesë e një tjetër videoje që u transmetua po në Top News pak ditë më parë dhe që bënte fjalë për blerje votash nga kandidati i LSI, Etion Joka. I konsideruar si një kandidat potencial, Joka ofronte edhe dollarë në këmbim të votave për partinë e tij.

Më poshtë pjesëe nga biseda e kandidatit Joka, i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi dolën disa prej videoje të tjera të skandalit për pazare votash në njësinë numër 1 të Tiranës.

Etjon Joka: Është shumë e thjeshtë, për pjesën e punës tate dhe shkollës ta ndjekim, ti më shkruaj, flas unë në telefon.

Stati i Etjonit: Merre dhe numrim tim mbaje. A kupton? Se jua nxi jetën!

Sfati i Etjonit: Me telefon dhe jam i pa pamë

Etjon Joka: Është e vemtja mënyrë as nuk bëhet fjalë. Edhe ku mar mbyllin e marr, vazhdoj.

Qytetarja: A beson se do e marrim?

Etjon Joka: Un nuk besoj se mendoj se besimi po është gjithmonë dhe jam shumë dakord me ty, po unë di të them se jo më larg se pardje kam qenë me shkodranin e tij që ka qenë ish ministër. Me një shkodranin tuaj që ka qenë ministër i Jashtëm atëherë. Që nuk është më në listë. Besoj se e di se për kë e kam fjalën.

Qytetarja: Jo

Stafi i Etjonit: Ditmiri Shumë djalë i mirë është.

Etjon Koka: Që mik shumë i vjetër i imi. Edhe them që sondazhin që Rama ka në zyrë të vetin e ka me 62 deputetë. Të vetin. E ka me 62 deputetë. Kështu që sa shanse ka që nga 62 ai ta bëj 71 për 40 ditë vëlla edhe në këtë gjendje unë nuk di kush mund ta bëjë.

Qytetarja: Po pra po, se mos të bëjë ndonjë dallavere apo ndonjjë gjë ai.

Etjon Koka: Sa për dallavere na i lër ne në dorë të opozitës se i zgjidhim ne dallaveret me atë.



Më të lexuarat