Partia Demokratike ka kaluar në avantazh në Qarkun e Dibrës. Pasi Partia Socialiste mbajti kryesimin në qarkun e Dibrës, ku deri më tani janë numëruar 192 nga 227 qendra votimi PD tashmë ka kaluar situatën në favor. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se PD ka marrë deri më tani 45.04%, e ndjekur nga PS me 44.98%