Në këto zgjedhje është shënuar një numër rekord fletësh të pavlefshme, të cilat përbëjnë më tepër se 5% të totalit të fletëve të votimit të gjetura në kuti.
Siç raporton KQZ, deri më tani janë shpallur të pavlefshme 54 382 fletë votimi nga pak më shumë se 1 milion fletë votimi të nxjerra deri më tani nga kutitë e votimit.
Për nga numri, këto fletë përbëjnë “partinë” e katërt duke u renditur pas LSI-së që ka 68 810 vota.
Kjo shifër është rekord krahasuar me zgjedhjet e 2017, në të cilat u konstatuan 2 për qind fletë votimi të pavlefshme.
Ndërkohë një ndër arsyet kryesore dyshohet se është fleta e re e votimit, ku qytetarët duhet të bënin kujdes dhe të zgjidhnin partinë dhe një nga kandidatët e partisë.