Analisti i njohur Fatos Lubonja komenton rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve parlamentare, ku Partia Socialiste është duke kryesuar.
Lubonja e sheh në dy pikëpamje, nëse rezultati vijon të mbetet në favor të PS, kjo tregon se regjimi po forcohet. Ai tha se një regjim bie vetëm kur konsumohet dhe humbet mbështetjen e SHBA.
Në të kundërt tha ai, “do t’i kërkoja ndjesë Edi Ramës për ndërtim regjimi”.
“Mund ta ndaj në dy pjesë komentin, sepse dëgjova që opozita ka pretendimin që në mënyrë selektive janë zgjedhur kutitë, nëse do ta marrim që rezultati është ky dhe ky është trendi, komenti im është që kjo provon se ne jemi në një regjim, regjimi nga zero në 100 pikë, po shkojmë drejt një forcimi të regjimit. Asnjëherë në vendet demokratike nuk ndodh që maxhorancat të rriten. E gjen në raste si Putini, regjimet nuk ndryshohen me votë të lirë, por rëzohen kur konsumohen dhe kur humbasin edhe mbështetjen amerikane shpesh herë, ndërkohë që ky regjim nuk është konsumuar plotësisht por, njëkohësisht ka dhe mbështetjen amerikane. Nëse rezultati është ky. Ky nuk është rezultat i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në një regjim s’mund të ketë zgjedhje të lira. Nëse kjo ndryshon unë do t’i kërkon ndjesë Edi Ramës për ndërtim regjimi”, u shpreh Lubonja