TIRANË- Procesi i numërimit ka vijuar me ritme të kënaqshme, kur deri më tani janë numëruar mbi 60% e votave, ku PS është në avantazh, PD në rritje e ndërsa LSI në rënie drastike! Socialistët deri më tani janë forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën, e ndërsa PD-ja ruan bastionet e saj në Shkodër, Kukës e Lezhë.
Me këtë përqindje kutish të numëruara PS kryeson bindshëm me 48.9%, e ndjekur nga PD me 39.3%.
Surpriza është dorëheqja e Tom Doshit. Ai ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputet, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument, në një kohë kur partia e tij, PSD është forcë e tretë deri më tani në Shkodër.
Procesi i numërimit në Durrës nisi me 6 orë vonesë kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mes numëruesit, ku ato të PD janë tërhequr. Pusteci është bashkia e parë që ka nxjerrë rezultatin final për partitë dhe PS është forcë e parë.
Ndërkohë u publikua rezultati nga njësia 10 në ku u aplikua votimi dhe numërimi elektronik, ku PS ka dalë fituese me 6007 vota, ndjekur nga PD me 4550 dhe më pas LSI me 628, ndërsa PSD ka marrë 208.