Prapaskena

Numërohen 30 votave! PS forcë e parë në 9 qarqe, merr dhe Dibrën, PD disfatë, LSI prek fundin

Publikuar: 26/04/2021

Numërohen 30 % të votave. Partia Socialiste po shkon e sigurt drejt mandatit të tretë, pasi udhëheq në 9 qarqe të vendit. Socialistët po u marrin demokratëve edhe Dibrën, ndërsa PD-ja ruan bastionet e saj në Shkodër, Kukës e Lezhë.

Surpriza është dorëheqja e Tom Doshit. Ai ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputet, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument, në një kohë kur partia e tij, PSD është forcë e tretë deri më tani në Shkodër.

Lëvizja Socialiste për Integrim është humbësja e më e madhe e këtyre zgjedhjeve. LSI nuk ka marrë asnjë mandat gati në gjysmën e qarqeve.



Më të lexuarat