Prapaskena

Me ethe e temperaturë gjatë numërimit, sekretari i LSI në KZAZ del me Covid-19

Publikuar: 26/04/2021

Një përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Fier ka dalë me COVID-19 gjatë numërimit. Mësohet se bëhet fjalë për sekretarin e LSI në KZAZ nr. 59, Kledjus Ahmeti.

Punonjësit e DSHP kanë mbërritur në KZAZ 59 në Fier duke i bërë testin e shpejtë, i cili ka dalë pozitiv.

Vëzhguesi i KZAZ 59 kishte simptoma si ethe dhe temperaturë, e ndërsa është larguar nga KZAZ-ja pas rezultatit.



Më të lexuarat