Prapaskena

Fatos Lubonja çmendet si Meta: Çdo SHBA që ndërhyn në zgjedhjet shqiptare në favor të Ramës? Po Yuri Kim çdo në qendrat e votimit?

Publikuar: 26/04/2021

Fatos Lubonja është tronditur nga rezultatet paraprake që po dalin as i përket zgjedhjeve elektorale.

Analisti thotë se Shtetet e Bashkuara nuk po e trajtojnë Shqipërinë me dinjitet.

“SHBA mbylli syte para manipulimeve te zgjedhjeve, se zgjedhjet nuk u manipuluan diten e zgjedhjeve por me pare.

SHBA po na trajton si femije, jo me dinjitet.

Atyre iu intereson stabiliteti, jo demokracia ne kete vend”, tha ai.

Sipas tij, diplomatët e lartë amerikanë kanë toleruar fitoren e kryeministrit Edi Rama.

Lubonja shprehet se ambasadorja amerikane nuk duhet të shkojë në qendrat e votimeve për të monitoruar procesin.

“Çdo ambasadorja amerikane ne qendrat e numerimit te votave? Kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes, as ne Kosove. Duhet respektuar sovraniteti. Po jo te gjithe ambasadoret jane sjelle si ambasadorja amerikane”, shprehet Lubonja duke shtuar se:

“Keta kane interesa ne Shqiperi, ndaj sillen keshtu. Kujtoni Vlahutin, se dhe Soreca kur e takova njehere me la te kuptohet se do te sillet ndryshe“, tha Lubonja.



Më të lexuarat