Kandidati i LSI në Vlorë, Luan Rama deklaroi se po lufton t’i marrë një mandat Partisë Socialiste.
Rama tha se rezultatet e numërimit të votave kanë qenë të papritura.
“Synimi ynë është fitorja e mandatit dhe me fitoren e mandatit do ta kthejmë rezultatin në Vlorë 7-4-1.
Besoj se do t’i marrim PS një mandat.
Jemi gjendur në rezultate të papritura, që kanë të bëjnë edhe me faktorë subjektivë.
Ftoj të presim ecurinë e procesit”, tha Luan Rama për Vizion Plus.
Se cilët janë këta faktorë, Luan Rama nuk i përmend, por një prej tyre është presidenti Ilir Meta, që ndërhyri dhunshëm në fushatën e LSI-së, duke e prishur atë dhe duke djegur kandidaturën e Luan Ramës, pasi u “mahnit” nga një vajzë që LSI e kishte caktuar të dytën.