Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës fton qytetarët që të tregohen të mençur dhe të votojnë për Partinë Demokratike për të sjellë ndryshimin.
“Të dashur bashkëqytetarët e mi Dibranë, Matjanë dhe Bulqizak.
Ora e madhe e fitores tashmë erdhi!
Pjesëmarrja Juaj sot në votime është shumë e rëndësishme !
Së bashku ja dolëm të sjellim trumfin e PD pranë dëshirave tuaja!
Nder e mirënjohje çdo demokrati!
Pasi kjo ëndër po arrihet përmes përkushtimit, besimit dhe sakrificave për demokracinë në një betejë të lodhshme por fisnike të mijra demokratëve dhe qytetarëve dibranë e matjanë!
PD dhe lideri i saj Lulëzim Basha udhëhoqi një betejë të paparë, me ritëm të lartë, talent të rrallë, energji të pashtershme dhe aftësi të larta politike duke na frymëzuar në çdo hap!
Si numri një dhe drejtues i një ekipi luftëtarësh të palodhur ju falenderoj për besimin, mikpritjen, bashkëpunimin dhe mbështetjen e kauzës së PD dhe Aleancës për Ndryshim.
Të dashur miqtë e mi demokratë!
Ky sukses sot do të marrë çmimin e votuesve!
Çdo drejtues demokrat, komisioner, vrojtues apo antar i PD sot do të përballet me betejën e fundit të këaj fitorje të madhe!
Mos harroni që fitorja nuk është përfundimtare nëse nuk shënohet sot saktë në çdo fletë numri 9 i PD !
Të dashur demokratë,
Për muaj me rradhë kam qenë në shërbim të sfidës më të madhe të jetës dhe e kam ndjerë veten më pak të rëndësishëm para objektivit të madh të ndryshimit dhe lumturisë që do të na japë fitorja e përbashkët!
Sot do më falni që t’ju kujtoj se në krah të numrit 9 të PD të vendosni edhe numrin 1 i cili përfaqëson jo vetëm emrin tim, por edhe përkushtimin dhe dashurinë time për ju të gjithë që më ndihmuat në këtë fushatë të fitores.
Në përfundim ju ftoj të jemi të gatshëm, ti mbajmë së bashku sytë dhe mendjen edhe sot tek suksesi dhe objektivi ynë i fitores dhe ndryshimit pozitiv të Shqipërisë!
Faleminderit!”, thotë Mziu.