Prapaskena

Shoferi e la ndezur teksa pinte cigare, hajdutët i marrin makinën në autostradën Vlorë-Fier

Publikuar: 25/04/2021

FIER – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ku është vjedhur një makinë. Mësohet se shoferi e k lënë ndezur makinën dhe është larguar disa metra për të pirë një cigare. Por në këtë moment disa persona kanë hipur në mjet duke e vjedhur dhe duke u larguar menjëherë në drejtim të paditur.

Shoferi ka arritur të njoftojë policinë. Këta të fundit kanë ngritur postblloqe të shumta dhe po hetojnë lidhur me ngjarjen e ndodhur.



Më të lexuarat