Prapaskena

Revoltohen motrat e 32-vjeçarit që terrorizoi Tiranën, përplasen me policinë dhe mediat: O by**ira mu*i

Publikuar: 25/04/2021

Dy motrat e autorit të incidentit, kanë mbërritur pak minuta më parë në sheshin “Skënderbej”, ku janë përplasur me policinë dhe mediat.

Vajzat kanë nisur të ofendojnë punonjësit e policisë, por janë përplasur edhe me gazetarët që raportonin drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, mendohet të revoltuara për shkak të mënyrës së neutralizimit të autorit.

“Të q* robt, hiqi kamerat. Është vëllai im. Ore ku është ai që…hiqi kamerat o kafshë”.

Kujtojmë se Arben Mema hyri me makinë në sheshin “Skënderbej” duke çarë barrierat dhe tentoi të përplasë qytetarët që ndodheshin aty. Fatmirësisht kalimtarë të rastësishëm ndërhynë duke e neutralizuar në kohë, ngjarje që përfundoi pa asnjë të lënduar.



Më të lexuarat