Prapaskena

Pjesëmarrja i kalon 20 %, sa persona kanë votuar gjithsej

Publikuar: 25/04/2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri më tani kanë votuar 20% e zgjedhësve në shkallë vendi. Tashmë deri në këto orë tregojnë se ka një pjesëmarrje masive të zgjedhësve, ku kryeson qarku i Tiranës.

Sipas informacioneve të përpunuara për 1703 Qendrat e Votimit, kanë votuar 235, 024 zgjedhës.

KQZ jep shifrat/ Deri tani kanë votuar 15% e votuesve, qytetet më me shumë pjesëmarrje

Në total sipas KQZ kanë votuar 15% e votuesve në shkallë vendi. Këto janë të dhënat paraprake të lëshuara nga ana e KQZ-së.

Berati ka 18.1% pjesëmarrje deri më tani, Durrësi 16,6%, Qarku i Tiranës ka 18,39%.

Ndërsa si qytet, Tirana ka arritur 19.86 % e votuesve. Vetëm në qytetin e Tiranës kanë votuar 78223 qytetarë. Vlora është qarku që ka më pak pjesëmarrje deri më tani në këto votime.



Më të lexuarat