Prapaskena

Pamje të rënda/ Simpatizanti i PD dhunon me karrige çiftin në Korçë, iu çan kokën

Publikuar: 25/04/2021

Një incident ka ndodhur në shkollën ‘1 Maji’ në qendrën e votimit në fshatin Vashtmi, qarku Korçë. Sipas burimeve për Report Tv, ka qenë çift bashkëshortëve Avdolli, të cilët kanë kërkuar të votojnë familjarisht.

Në këtë moment ka ndërhyrë vëzhguesi i PD-së Drini Qyllalli. Fillimisht konflikti ka qenë verbal dhe më pas ka agravuar deri në përdorimin e dhunës. Vëzhguesi ka goditur me karrige në kokë çiftin e bashkëshortëve të cilët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar drejt spitalit të Korçës.

‘Ata më goditën. Do të votonte nëna dhe nuk e lejuan në atë moment dhe e shtynë plakën e goditën. Janë dy vëllezër, djemtë e kryeplakut.’- thanë çifti i bashkëshortëve Avdolli.

Në një prononcim për mediat, sekretari i Qendrës së Votimit, në shkollën ‘1 Maji’ në fshatin Vashtmi, Edmond Vincani, tha se vëzhguesi i PD-së nuk i lejoi që të votonin familjarisht pasi këtë nuk e lejon ligji. Ai tha se ato protestuan më dhunë, dhe më pas u konfliktuan më vëzhguesin e PD-së.



Më të lexuarat