Gazetari Mentor Kikia ne nje status ne facebook beson se shqiptaret jane fitimtaret e vertet te ketyre zgjedhjeve.
Statusi
Deri tani asnjë parti nuk ka fituar, por të gjithë ama kemi fituar
Nuk mundet të ketë festë në asnjë seli partie, kur ende nuk është hapur asnjë kuti votimi për të nisur numërimi.
Nuk duhet te këtë festë as kur të jetë numëruar kutia e parë, apo qendra e parë.
Sot ka vetëm një arsye për të festuar: U zhvillua një proces i qetë. Pyetjet e rëndomta të spikerave për gazetarët në terren “A ka patur incidente deri tani?”, morën përgjigjet masive: “JO”.
Të përmbyllim një proces deri në fund, në këtë frymë. Të sigurojmë një standard më në fund, që të bëjmë zgjedhje normale.
Nesër, kush fiton të festojë!