Sulmuesi i Kombëtares, Giacomo Vrioni ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për Juventusin në minutën e 92, ndaj skuadrës së Karreses në Serinë C.
22-vjeçari ka shndërruar në gol një penallti të fituar në fundin e ndeshjes, duke i dhënë kështu fitoren bardhezinjve, e cila i ngjit në vendin e tetë.
Futbollisti shqiptar tregon në këtë mënyrë se është rikthyer në formë të mirë, pas dëmtimit, i cili e mbajti jashtë fushave për disa muaj. Ky është goli i dytë sezonal i Vrionit me Juventusin U-23, teksa është aktivizuar në 6 ndeshje.