Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi është në qendër të mediave rozë, që në momentin kur u zbulua lidhja e saj me aktorin Romeo Veshaj.
Së fundmi, ajo ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj për të atin, i cili kandidon në Korçë.
Aleksia herë pas here ka bërë thirrje për të votuar Peleshin, jo vetëm si një baba por edhe si një politikan i zoti.
Pak minuta më parë, përmes një foto të postuar në Instagram, ajo ka treguar gishtin me shenjë nga kisha, duke zbuluar se ka votuar.
“Zoti e bekoftë Shqipërinë”, ka shkruar vajza e Niko Peleshit.