Çmenduri në mes të Tiranës. Një person është futur me makinë mespërmes sheshit “Skënderbej”, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, duke bërë manovra të rrezikshme.
Mediet kanë publikuar pamjet e frikshme, ku shihet se si autori i jep gaz makinës, duke ecur mes njerëzve, ndërsa një i ri e ka ndaluar me një lëvijze heronjsh, duke iu hedhur nga dritarja, pasi ngjarja mund të kishte pasur pasoja tepër të rënda.
Nuk dihet ende identiteti i autorit të kësaj ngjarjeje të frikshme, por paraprakisht mësohet se drejtuesit i mjetit ka qenë i dehur.