Mëngjesin e sotëm, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka votuar e para në ne qendrën e votimit tek kopshti 31 në njësinë 5.
Menjehërë pas Kryemadhit ka qenë presidenti Meta i cili ka votuar. Kryemadhi dhe Meta kanë votuar në të njëjtën qendër votimi ku edhe janë shkëmbyer për pak sekonda me njëri-tjetrin.
Ajo çfarë bie në sy është shmangia e të dyve duke mos u takuar.
Në momentin e daljes së Kryemadhit, Meta e përshëndet me dorë për ta takuar, por nuk ka marrë asnjë reagim nga Kryemadhi, e cila është larguar.
Ilir Meta sot është shfaqur i qetë dhe pa sjellje agresive të cilat kemi parë gjatë ditëve të fundit.