Prapaskena

“SHBA mund të më vrasë”/ Mediat ndërkombëtare bëjnë jehonë deklaratën e presidentit Meta dhe përplasjen me ambasadoren Kim

Publikuar: 24/04/2021

Përplasja e ashpër mes presidentit Ilir Meta dhe ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Washington Post shkruan se presidenti ka akuzuar ambasadoren amerikan për faktin që ndërhyn në punët e brendshme të vendit duke mbështetur kryeministrin, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Meta pretendoi se Kim i tha atij gjatë një telefonate: “Ne dimë disa gjëra për ty“. “Unë i kam thënë, që nëse ke ndonjë problem me mua, të lutem më njofto sepse e di që mund të më vrisni edhe mua” ishte deklarata e fortë e Metës.

Presidenti Ilir Meta foli ashpër për ambasadoren Yuri Kim gjatë një bisede televizive të premten në mbrëmje. Në shkrim theksohet se situata politike në vend është e tensionuar dhe se jo rrallë herë Meta ka denoncuar Ramën me pretendimin se po drejton një regjim kleptokratik, duke përqendruar të gjitha pushtetet: legjislative, administrative dhe gjyqësore në dorën e tij.



Më të lexuarat