Prapaskena

Përfaqësuesi i LSI-së në Elbasan kapet në flagrancë, po shpërndante lekë në këmbim të votës

Publikuar: 24/04/2021

Një tjetër rast i shit-blerjes së votës është regjistruar mbrëmjen e sotme, pasi një përfaqësues i LSI-së është kapur në flagrancë duke shpërndarë lekë në këmbim të votës për LSI-në.

Në automjetin e tij është gjetur një sasi e konsiderueshme parash, ndërkohë që policia ka sekuestruar mjetin dhe ka shoqëruar drejtuesin.

Ky nuk është rasti i parë që përfaqësuesit e LSI-së kapen duke blerë vota, pasi ditën e djeshme në media u publikuan video ku kandidati i LSI-së në Tiranë, Etjon Joka, shihej duke dhënë para’ për të siguruar votat e qytetarëve.

SPAK nisi hetim për të por ai nuk u paraqit për të dhënë dëshminë, ndaj policia e ka shpallur në kërkim. Ndërkohë u arrestua sekseri i tij, i cili gjithashtu ishte i përfshirë në shit-blerjen e votave.



Më të lexuarat