Nga Romeo Karaj
Pergjate muajit të shenjte të Ramazanit shejtanet lidhen, por si duket njeri prej tyre ka shpetuar pa u lidhur dhe me armen simbol te shejtanit, qe eshte sfurku, eshte sulur për t’a pergjakur serish kete vend dhe pikerisht në kete muaj paqeje.
Qellimi i tij dhe i shejtaneve pas tij eshte qe të intimidoje kete popull, pikerisht në momentin e vetem kur ai e ushtron sovranitetin e tij, dhe t’ia deformoje ate.
Për hesap të tyre, ky popull nuk duhet lene kurrsesi i lire të ushtroje vullnetin e tij, te votoje e të vendose i lire të ardhmen e tij, per te hedhur pas kraheve te shkuaren pengmarrese diabolike 30-vjecare dhe sundimin e kesaj kaste politike antishqiptare.
Arma kryesore e shejtaneve eshte mbjellja dhe ushqimi i frikes nepermjet terrorrit.
Perballe kesaj strategjie të ligesise, patjeter qe duhet ushqyer dhe forcuar vendosmeria dhe kurajo qytetare, për t’i dale zot fateve tona, duke votuar ndershmerisht dhe denjesisht per veten, familjen dhe vendin, per shkeputjen e vendit nga pengmarrja dhe perqafimin e nje të ardhme dinjitoze, ku Shqiperia dhe fati i saj iu dorezohen atyre qe iu perkasin, njerezve të devotshem të saj.
Pjesmarrja në votime do vrase perfundimisht friken, kundershtaren tone me te madhe, ndersa votimi për të ardhmen, duke i thene jo riciklimit kriminal, do të mbylle perfundimisht kapitullin e pengmarrjes.
Jemi në udhekryqin e koheve dhe duhet patjeter të votojme ne sensin e të ardhmes, duke ia lene historise regresin dhe kercenimin e tij skermites, duke i kthyer vetes dhe vendit shpresen dhe dinjitetin.