Presidenti Ilir Meta ka shkruar në rrjetet sociale se prokurorët dhe gjyqtarët duhet të dëgjojnë presidentin e republikës dhe jo përfaqësuesin e Ndragheta-s. Ai shton se nesër duhet të jetë festa e demokracisë.
“Të dashur Prokurorë dhe Gjyqtarë! Dëgjojeni mirë Presidentin e Republikës! Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion. Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju! Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë!”, shkruan Meta.
Më herët Meta publikoi një tjetër status në rrjetet sociale ku i kërkoi zyrtarëve të shtetit të zbatojnë ligjin dhe të qëndrojnë larg ndikimeve politike duke mos u bërë palë por të ruajnë integritetin. Në postimin e tij, Presidenti ka edhe një paralajmërim se është gati për të marrë përgjegjësinë për çdo dekret në mbrojtje të zgjedhjeve.