Presidenti Ilir Meta dhe Ambasadorja e SHBA Yuri Kim patën një përplasje të fortë mbrëmjen e djeshme, një përplasje e paprecedentë, ku diplomatja e lartë e SHBA e “gozhdoi” direkt në emision kreun e shtetit.
Teksa Meta fliste live në një emision, diplomatja e SHBA i dërgoi mesazh në celular, mesazh të cilin e publikoi dhe më vonë në Tëitter. Kim shkruante se Meta do të mbajë përgjegjësi për pasojat që mund të sjellin fjalët dhe veprimet e tij, duke i kujtuar deklaratën që “populli të mprehë sfurqet dhe sopatat”.
Pas këtij mesazhi kreu i shtetit nuk e përmbajti më veten. Ilir Meta e akuzoi diplomaten amerikane se e kishte kërcënuar dhe i kishte bërë shantazh në telefon, madje tregoi direkt se i kishte thënë Yuri Kim-it se e dinte që Amerika mund ta vriste me raketa.
Mes shumë deklaratave të tjera, Meta tha “Po të jetë se kemi frikë nga Amerika se ka aeroplanmbajtëse edhe raketa, ka edhe Rusia. Duhet të kemi frikë nga Rusia. Ka dhe ky koreano-veriori. Edhe ai ka raketa”, tha Meta ndër të tjera.