Prapaskena

E vetme me 3 fëmijë, nëna: Ju lutem në ndihmoni, djalin e kam sëmurë, s’kam bukë, fle në tokë

Publikuar: 24/04/2021

Kimete Salliu është një grua e divorcuar me tre fëmijë. Jeton në gjendje të mjerueshme. Merr vetëm 9 mijë lekë në muaj ndihmë ekonomike që nuk i del as të ushqejë të miturit. “Jetesa është shumë e keqe shumë e rëndë, fëmijët duan të jenë më mirë. Edhe kur ishte i ftohti me asnjë lloj ngrohje” thotë ajo.

Çdo ditë jeton me ankthin se pronari i banesës me qira do ta nxjerrë në rrugë pasi nuk paguan dot. Prej mungesës divanëve vetë fle në tokë. “Mi ka mbyllur se unë nuk paguaja qiranë. Me tha sa të mi prishesh të tjerat ai mi mbylli. Dakord unë do ti paguaj, por kur të kem mundësi”.

I është mirënjohëse edhe atyre që e kanë ndihmuar. Një prej fëmijëve është dhe si i sëmurë. “Djali është i sëmurë, jo se nuk ka kurim, por unë s’kam lekë ta paguaj. Problemin e veshkave. Edhe i vogli sëmuret. Edhe kjo Suela shumë keq”.

Nënë e bijë kanë vetëm një kërkesë. “Lodra nuk dua, por dua shtëpi. Vetëm një banesë ku të fus kokën”.

Ndonëse i vogël në moshë, djali madh i familjes e përjeton edhe më shumë dhimbjen. “Shumë e keqe, duke parë motrën, vëllain tim, mamin tim, duke vuajtur atje pa ngrohje” thotë ai.



Më të lexuarat