Në drejtorinë e Bujqësisë në Vlorë dhe në Fier po shpërndahen masivisht tollone me naftë për fermerët, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.
Edhe pse dita e sotme është pushim për administratën, duket se drejtoritë lokale janë duke i bërë shërbimet e fundit qeverisë së Edi Ramës, edhe pse fermerët e prisnin naftën prej muajsh.
Ata kanë thënë se në Vlorë dhe në Fier se për naftën ishin në pritje që prej dy muajsh, dhe vetëm dje janë njoftuar për tërheqjen e tyre.
Vetë fermerët e pranojnë se kjo mund të ketë lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve gjatë ditës së nesërme, por shprehen se nafta është një e drejtë që e takon dhe janë të detyruar që ta marrin.