Prapaskena

VIDEO/ “Reflektimi” i Mziut: Kush s’ka sy dhe vesh mund të mos e votojë Ramën. Reagimi: Dakord me ty Xhelal, por përqëndrohu te hesapet që ke hapur me drejtësinë

Publikuar: 23/04/2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook një video të kandidatit për deputet të PD-së në Dibër, Xhelal Mziu.

Në të Mziu dëgjohet teksa thotë se “vetëm një dibran që s’ka sy dhe veshë mund të mos e votojë Edi Ramën”.

me sa duket Xhelal Mziu, pas kercenimit me vrasje per cdo te dyshuar, ne dreke ka reflektuar dhe ka bere “thirrje” te votohet per Ramen!

Rama i përgjigjet Mziut duke thënë se shqiptarët do bëjnë pikërisht ashtu në 25 prill, ndërsa e ka këshilluar që të përqendrohet fort te hesapet që hapi me drejtësinë.

Postimi i plotë:

Jam dakord me ty Xhelal dhe shqiptarët bash ashtu do të bëjnë, prandaj rri pa merak e përqëndrohu fort tek hesapet e mëdha që ke hapur me drejtësinë✌



Më të lexuarat