Prapaskena

“Unë e dëgjoj buçimën e fitores nga jugu në veri” Basha zbarkon në Elbasan: Më 25 Prill votojmë për qetësinë e familjeve, paqen dhe sigurinë

Publikuar: 23/04/2021

Basha: Fitore e çdo banori të këtij qarku fisnik, nga Prrenjasi në Gramsh, nga Librazhdi në Cërrik, nga Dumreja në Peqin dhe këtu në zemrën e Shqipërisë.

Bashkë erdhëm afër dhe u afruam, bashkë ëndërruam të paimagjinueshmen. Tirana dhe Elbasani janë afër më shumë se kurrë përmes tunelit të Krrabës.

Bashkë bën realitet ëndrrën më të bukur që është Kaskada e Deviollit, duke hapur punësim dhe zhvillim në zonë.

8 vite me radhë i lanë këto projekte për gjysëm dhe i lanë njerëzit papunë duke detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre drejt emigracionit. 8 vite dhunë!

Nga Elbasani e mësuam e mësoi dhe ai që ka dështuar 8 vite se Elbasani i prin fitores. Fitores më të madhe dhe më të bukur, që kjo kështjellë e dijes e punës e zejtarisë e kulturës të lulëzojë dhe njëherë.

Kështu do të ndodhë sepse më 25 prill elbasanasit do të votojnë për qetësinë e familjes së tyre, për paqen e fëmijëve të tyre dhe për punësimin e të gjithëve.

Ky popull do dal e do votoj pasi janë zgjedhjet më të rëndësishme pasi vendoset nëse do të vazhdojmë dështimet e 8 viteve të shkuara apo do të shkojmë drejt ndryshimit dhe Europës.

Unë e dëgjoj buçimën e fitores nga jugu në very, dhe kjo fitore do të jetë e juaja.



Më të lexuarat