Vijon të jetë e nxehtë situata në Elbasan pas vrasjes së mbështetësit të PS Pjerin Xhuvani para dy ditësh.
Burimet bëjnë me dije se policia ka marrë sot sinjalizim për të kontrolluar një mjet që ndodhej i parkuar pranë shtabit elektoral të PD.
Policia ka kontrolluar mjetin, por nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë brenda tij. Në këto momente është shfaqur drejtuesi politik i PD Gazment Bardhi.
Z. Bardhi u kërkon llogari efektivëve dhe përplaset verbalisht me ta. Ai i akuzon policët se janë urdhëruar nga bandat për të ushtruar kontrolle, ndërkohë që nuk kanë as proces verbal.
“Për çfarë ke ardhur në shtabin tim, makina është e pastër. Dua proces verbal, ti ke ardhur në shtabin tim, jo unë, pse ke ardhur këtu. Ju urdhërojnë bandat, shkoni atje jo në shtabin tim,”– dëgjohet Bardhi.