Tensionet e rritura ditët e fundit nga partitë e opozitës janë bërë shumë të rrezikshme. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë mbështetësi i PS-së Pjerin Xhuvani, Partia Demokratike jo vetëm që nuk distancohet nga dhuna por justifikon vrasjen dhe nxit më shumë përplasje.
Së fundmi ka qenë drejtuesi politik i Lulzim Bashës në Qarkun Dibër, i cili ka shokuar me deklaratën e tij.
Pasi organizoi dhe drejtoi një tjetër operacion të strukturave paramilitare të PD në Maqellarë të Dibrës, së bashku me kandidatin tjetër, Luan Haka dhe qindra militantë, Xhelal Mziu ka bërë thirrje për vrasje. Ai garantoi militantët se kushdo që është i dyshuar do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit, duke iu referuar të ndjerit Pjerin Xhuvanit.
“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sonte në vazhdim çdo person që lëviz në lagjet tuaja mjaftoj një telefonatë dhe do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit.