Publikohen te tjera video shokuese te kandidatit te LSI, Etion Joka, i cili shfaqet me ze dhe figure, duke blere vota ne Tirane.
Ne videon e re te publikuar nga “TCH”, shihet momenti kur kandidati i LSI i jep zarfin me euro nje qytetari, ku shihen se jane te gjitha 100 euroshe.
Në diskutimin e Etion Jokës në me qytetarin kuptohet se ky i fundit i ka bërë rreth 100 vet, ndërsa nusja e ti që kuptohet se punon në call center i ka mbledhur 12 veta.
Qytetari: Edhe nusja i ka gjetur 12 veta te call centeri. Rrofsh o vëlla shumë faleminderit.
Etion Joka: Çfarë faleminderit thua o vëlla unë nuk po të bëj nder. Edhe sa bëhen në total ?
Qytetari: Besoj se te 100 bëhen!