Gazetari investigativ, Artan Hoxha, bën një deklaratë të fortë ndaj Presidentit Ilir Meta, referuar deklaratave të këtij të fundit për mprehje të sfurqeve. Përmes një mesazhi në “Facebok”, Hoxha publikon një i drejtohet Metës, duke i thënë që të ndajë mendjen se çfarë të bëjnë shqiptarët.
Mesazhi i gazetarit:
O komandat, na preve krahet!!!
Ndaje mendjen! Pardje na the, “t’i mprehim sfurqet e sepatat”…
Sapo nisem te mprehim sfurqet e sepatat, t’i dole sot ne mesdite, e na the, qe te dielen ta bejme feste….
Tani çfare te bejme?!
Te mprehim sfurqet e sepatat te kovaçana e Haxhiut, apo te ngrohim dajren dhe klarineten e Danes????????????
Se edhe ne zgjedhjet njepartiake te 30 qershorit 2019, keshtu na thate, behuni gati per lufte, dhe pastaj na nxoret orkestren te qendra e votimit…