Prapaskena

“Janë llum, do zhbëhen të dielën”, Rama sulmon kundërshtarët: Vrasin, akuzojnë, kërcënojnë…

Publikuar: 23/04/2021

Në ditën e fundit të fushatës elektorale, Edi Rama ka ashpërsuar gjuhën, teksa i cilëson kundërshtarët e tij politik llumin e shoqërisë, dhe thotë se ata duhet ti përkasin të shkuarës pas 25 Prillit.

Sipas Ramës janë ata dhe jo forca që ai përfaqëson, që vrasin, që inskenojnë dhe që blejnë vota, duke u kapur me presh në duar në flagrancë.

Rama: Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS, e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë: Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën!

Gjatë ditës së sotme, Rama pritet që të mbyllë fushatën e tij nga Vlora, ku është dhe qarku që kandidon, ndërsa nesër vendin do ta zërë heshtja zgjedhore, ku askush nuk mund të japë deklarata, që të ndikojnë vendimin e zgjedhësve për të dielën.



Më të lexuarat