Prapaskena

“Dimë disa gjëra për ty”, Meta: Ambasadorja Kim të nxjerrë çfarë di për mua

Publikuar: 23/04/2021

Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e kësaj të premte ka komentuar opinionin e ambasadores Yuri Kim në lidhje me atë që ajo dinte për të.

Meta në fjalën e tij ka theksuar se është e pamundur që në ambasadore ti thotë presidentit të republikës se di disa gjëra.

“Ambasadorja i thotë Presidentit ne dimë disa gjëra për ty, i thash çfarë dini për mua nxirrini thujini. Unë kam respekt për t, por nuk mund të ndërhyjnë në çështjet e vendit unë jam president i Shqipërisë. Nuk do të lejoj të preket vota. E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme te Shqipërisë në kete menyre te njeanshme”, ka thënë Meta.



Më të lexuarat