Kryeministri Edi Rama është pyetur në emisionin “Opinion” lidhur me vrasjen e ndodhur në Elbasan pasditen e së mërkurës.
Rama tha ndër të tjera, se personi që është ndaluar nga strukturat e Partisë Demokratike nuk ka patur lidhje me asgjë për të cilën flitet dhe se gjithçka është e filmuar. Ai i cilëson paramilitarë strukturat e PD-së, ndërsa nuk hezitoi të bënte batutën: Siç thonë plakat, gjirokastrite kjo është të kesh dy, një ta mbash e një ta çash.
“Prokuroria disponon video të komandatit të strukturës paramilitare e cila përputhet plotësosht me dëshminë e të ndaluarit që është jashtë ngjarjes. Forcta paramilitare kanë ndaluar një makinë që s’ka lidhje me asgjë. Dhe është e filmuar kjo. Dhe dëshmia e tij është simetrike me çfarë është filmuar në kamera. Si mund t’i thuash ti bandit? Siç thonë plakat gjirokastrite, kjo është të kesh dy, një ta mbash e një ta çash. Kur vjen puna tek faktet, faktet nuk ekzistojnë. Kur vjen puna tek gjithë kjo strategji që përfundon në vrasje, relativizohet. Kush janë këta që shkojnë ndalojnë njerëz në rrugë more? Këtu fillon historia. Pse u mblodhën njerëz? Sepse këta kriminlelë, ndaluan një qytetar pa lidhje dhe i kërkuan llogari”, u shpreh Rama.