Prapaskena

VIDEO/ “Ikni nga ky vend, kjo ka ngelur vetëm”, deklarata rrëqethëse e nën kampionit të Botës Ilir Suli: Pasi lashë sportin jam papunë sepse…

Publikuar: 22/04/2021

Ish-nënkampioni i Botës në peshëngritje, Ilir Suli, i ka rrëqethur të gjithë me deklaratën e tij. Sot 46 vjeç, Suli tregon se është i papunë që kur ka lënë sportin teksa në një deklaratë, për “Real News” jep mesazhin që të gjithë shqiptarë të lënë sa më shpejt vendin e të emigrojnë në një shtet ku të jetojnë normalisht. Sipas tij kjo është gjëja e vetme që ka mbetur.

Suli është padyshim një nga peshëngritësit më të suksesshëm të një periudhe shumë të vështirë për vendin. Ai është shpallur nënkampion Bote, ka fituar medalje bronzi në Europianin e vitit 2000 dhe ka marrë pjesë në dy olimpiada në vitet 1996 dhe 2000, te të cilat u rendit në respektivisht i 14-ti dhe i 5-ti.

“Këtu në këtë vend çfarë s’po ndodh. Bëni mirë të ikni nga Shqipëria, më dëgjoni mua. A e dini kush jam unë që po ua them këtë? Ilir Suli, mjeshtër i madh i punës nga Presidenti, ish-nën kampion i Botës në shtangë. Mbasi lashë sportin jam papunë. Nuk i duan njerëzit që punojnë këta. Këtu duan vetëm… s’po ua them më mirë. Ikni nga ky vend, kjo ka ngelur vetëm”, deklaroi Ilir Suli.



Më të lexuarat