Prapaskena

SKANDALI i Partisë Demokratike/ Ndaluan makinën me ushqime në Vaqarr dhe thanë se ishte për VOTA, ushqimet ishin të Elvis Naçit, për hapjen e iftarit

Publikuar: 22/04/2021

Një skandal duket se është regjistruar pasditen e djeshme në Tiranë, në zonën e Vaqarrit, ku mbështetës dhe përfaqësues të PD me në krye Belind Këlliçin dhe Florenc Hoxhën, kanë ndaluar një makinë me ushqime duke pretenduar se ishte për vota.

Për këtë reagoi menjëherë Presidenti Meta, duke falenderuar Belind Këlliçin që kishte “kapur në flagrancë ushqimet e rilindasve.”

Por, ajo që ka ndodhur është vërtet një akt i rëndë, të paktën deri tani pasi një nga të pranishmit thotë të kundërtën e asaj që thotë PD-ja. Djali i xhaxhait të Komunës Vaqarr, Gentian Myrto, shkruan se makina me ushqime ishte dhuruar nga Fondacioni bamirës “Fierdeus” i Hoxhës Elvis Naçi, për hapjen e iftarit për banorët e Vaqarrit.

Myrto shkruan se i pranishëm në bllokimin e makinës me ushqime ka qenë dhe Florenc Hoxha, mbështetës i PD dhe ish-drejtor i Policisë Bashkiake në kohën e Lulzim Bashës, me disa precedentë penalë.

“100 banorë të lagjes Ibra, në Vaqarr, sot presin të çelin iftarin, falë dhe bujarisë së shoqatës Firdeus. Por dhuna e ushtruar nga Florenc Hoxha dhe “krushqit e tjerë të inatosur” të shpurës së dhëndrit Basha, ndaj djemve shërbëtorë, e ka ndaluar shpëndarjen e ushqimit. Marrëzia e presidentit nuk ka fund. Si mundet t’u mohosh besimtareve bujarine e Zotit? Apo edhe iftari duhet shperndare me dekret presidencial?”, shkruan Gentian Myrta.



Më të lexuarat