Gazetari Bledi Mane dhe eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi ishin të ftuar në studion e “Shqipëria Live” për të analizuar vrasjen e djeshme në Elbasan.
Por, pjesa e dytë e emisionit nisi me debatet mes dy të ftuarve, që në fakt vazhdonin që nga momenti i publicitetit.
Bledi Mane akuzoi Rexhepin se e ka kërcënuar atë si gazetar. “Jo ti, po s’ka burrë nëne që mund ta gërricë me gazetarët, sidomos në shtëpinë e tyre”.
Rexhepi: Nuk kam asgjë me ty!
Mane: Nuk mund të kesh asgjë me mua ose me kolegët e mi. Do të flasim jashtë!
Ndërkohë, Rexhepi heq mikrofonin dhe çohet nga karrigia. Bledi Mane tha se: “dua të kërkoj një falje publike”, gjë që nuk ndodhi.
Sipas dy moderatorëve në studio, nuk u dëgjua ndonjë kërcënim nga Rexhepi, megjithatë situata mbetet e paqartë. Të dy të ftuarit u larguan nga emisioni.