Kryeministri Edi Rama foli sërish për audio-përgjimin e kreut të Kadastrës, Artan Lame, për legalizimet gjatë fushatës elektorale.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se Lame në audio-përgjim ka folur për ligjin e Sali Berishës, ndërsa sulmoi ashpër Presidentin Ilir Meta, duke e cilësuar atë një turp.
“Artan Lame ka folur për ligjin e Saliut. Ai ka thënë se me këtë ligj i bie të prishim kaq, e të tjerat s’bëhen. Kjo është përpjekje e Ilir Metës, që e kishte nxjerrë videon prapë. Është bërë një turp. QË ta marrin vesh të gjithë, Ilir Meta është zgjedhur me votat e veta, ne nuk i kishim votat për ta zgjedhur. Unë nuk mendoja se Ilir Meta do të shkallonte komplet dhe do të katandisej në këtë pikë”, tha Rama.