Konfliktin ne Elbasan e stisi Edi Rama, i cili eshte i vetmi pergjegjes per ate situate dhe per te gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rende ndodhi ne pranine e policise, qe tregon se ky eshte nje shtet i kapur nga krimi.
Struktura per mbrojtjen e votes eshte nje e drejte legjitime e opozites, ne kushtet kur Damiani ne vend qe te ishte sot ne burg eshte kandidat per deputet, kur struktura kriminale te Rilindjes vazhdojne me manovra per blerjen e votes dhe presione ndaj qytetareve.
Per kete oferte te tyre poshteruese, Rilindja do ndeshkohet ne menyren me shembullore me 25 Prill.
E ftoj Ramen per te disaten here per nje debat televiziv ne Vlore. Por jam i bindur se nuk do te vije sa kohe atij i ra te fiket edhe nga Babaramo. Kjo tregon qarte qe eshte ne gjendje shume te rende.
Edi ka frike te ballafaqohet me mua para Vlores dhe para te gjithe popullit sepse e ndjen qe eshte i humbur ne debat, pa filluar.