TIRANA
Policia e Shtetit ka dhënë versionin e saj për procedimin penal të ish-Policisë së Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxhës.
Policia thotë se Florenc Hoxha bashkë me të tjerë i bllokuan rrugën 36-vjeçarit, Bledar Goga në Vaqarr dhe e kërcënuan të dilte nga makina.
Nga veprimet, sipas Policisë ushqimet që kishte 36-vjeçari nuk do të përdoreshin në këmbim të votës, por ishin për besimtarët myslimanë që agjerojnë.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin F. H., 46 vjeç, përfaqësues i një subjekti politik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi B. G. ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.