Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka reaguar ditën e sotme në rrjetin social ‘Twitter’ pas vrasjes së djeshme të ndodhur në qytetin e Elbasanit.
Ajo tha se është sapo takuar me prokurorin e përgjithshëm Olsian Celën, ndërkohë që ditën e djeshme ka takuar drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliun dhe së shpejti do të takohet me kreun e SPAK
Kim dha mesazhin që të veprohej menjëherë pas ngjarjeve të ndodhura dhe të mos kishte përjashtime, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
Postimi i Plotë
Unë u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela tani, do të takohem së shpejti me shefin e SPAK Kraja, u takova dje me Drejtorin e Gjeneralit të Policisë Veliu.
Mesazh: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin.