Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar drejtuesin e emisionit “OPinoin”, Blendi Fevziu, se do të largohet nga emisioni, nëse gazetarët në studio do ta ndërpresin. Rama debatoi ashpër me Artan Hoxhën, teksa i tha të mos i tregojë gishtin.
“O Fevziu, po të paralajmëroj se nëse kjo bisedë nuk do të bëhet korrekte dhe nuk do të ketë radhë, unë do iu lë me këto e do të iki. Këto nuk janë biseda normale, 17 ndërhyrje. Të lutem shumë, sepse nuk ja lejoj unë as Artan Hoxhës, as Hoxhës Artan, që të më thotë mua “t’i kishe thënë z.Taulant”. O Hoxhë Artani lëri këto se nuk të shkojnë, lëri këto jehonat e PD, ka humbur PD. Mua mos më ngrij gishtin, mos më bëj rilindasin, mos më trego Taulantin”, tha Rama.