Prapaskena

Lefter Koka i përgjigjet Ilir Metës: Pis burrë! Ik në Lalëz ruaj arkat që ke fshehur në baçe. Të flasësh ti për votat, njësoj si të dëgjosh një baxhellë të flasë për virgjëri

Publikuar: 22/04/2021

Lefter Koka i përgjigjet ashpër kreut të Shtetit Ilir Meta, pas akuzave që ky i fundit i bëri mesditën e sotme nga zyra e Presidencës. Ish-ministri i LSI, tashmë me PS, e quan Ilir Metën “pis burrë që të vret natën dhe të qan ditën”.

“Ti je një i marrë fund, që Zoti ta ka marrë mendjen për të të zhveshur lakuriq përpara popullit, prandaj prite me qetësi dhe dashuri verdiktin e tmerrshëm që të pret në 25 prill! Ti do të mbetesh gjatë në kujtesën e këtij populli, si një palaço që të vret natën dhe të qan ditën. Kur flet ti për blerje votash dhe për Kushtetutë, është njësoj si të dëgjosh një baxhellë të flasë për virgjëri dhe një kriminel të flasë për ligjin”, shkruan Koka ndër të tjera.

Reagimi i plotë i Lefter Kokës:

Ilir Meta! Nëqoftëse kam një arsye të ndjehem keq me veten dhe njerëzit e mi, është që të besova ty për aq shumë kohe! Të vura në dispozicion veten, shoqërinë dhe miqësitë e mia në Durrës, që partia jote të merrte aq shumë vota, sa 1000 filxhanet e Monikës nuk i shikonin dot!

Ishin votat e mia, të durrsakëve të mi, jo të LSI-së që po i’a merr fytyrën çdo njeriu normal që e deshi dhe e mbështeti. Ato vota nuk i merr dot as Lona, as Shiksi jot, që po bëhen gazi i botës në Durrës, por do t’i marrë Edi Rama dhe Partia Socialiste. Do t’i marrë familja e madhe ku unë jam rikthyer për të dhënë me shpirt kontributin tim, që Durrësi të vaksinohet përfundimisht nga virusi i tërbimit dhe i poshtërsisë që figura jote fut në shtëpitë e shqiptarëve!

Ti je një i marrë fund, që Zoti ta ka marrë mendjen për të të zhveshur lakuriq përpara popullit, prandaj prite me qetësi dhe dashuri verdiktin e tmerrshëm që të pret në 25 prill! Ti do të mbetesh gjatë në kujtesën e këtij populli, si një palaço që të vret natën dhe të qan ditën. Kur flet ti për blerje votash dhe për Kushtetutë, është njësoj si të dëgjosh një baxhellë të flasë për virgjëri dhe një kriminel të flasë për ligjin!

Ti je një arsye e madhe për të besuar që ka Zot, se vetëm Zoti mund të të hiqte ty nga qafa e shqiptarëve kështu siç e meriton!

I shpërfytyruar, i degjeneruar, i mbaruar që të ra dhe cipa e fundit. Ik tani dhe mbyllu në kafazin tënd në Lalëz dhe mos fli natën, që të ruash arkat që ke fshehur në baçe! Pis burrë!



Më të lexuarat