Kryetari i PD-së, Luzlim Basha ka vijuar të flasë lidhur me ngjarjen e djeshme në mesditë në Elbasan, ku mbeti viktimë Pjerin Xhuvani dhe katër të plagosur, mes tyre një efektive policie.
Basha ka mbrojtur disi autorin e ngjarjes duke thënë se askush nuk mund të bëjë gjykatësin apo ekspertin e balistikës.
Kreu i PD zbuloi se çfarë ka thënë Paplekaj në polici kur u vetëdorëzua, sipas burimeve të tija nga partnerët strategjikë.
Basha: E kam burim nga partnerët strategjikë që e njohin oficerin Paplekaj një nga më të zotët që ka shërbyer në Afganistan, ka shërbyer me partnerët e huaj dhe një nga më të mirët e RENEA-s, ata e njohin dhe ai është vetëdorëzuar dhe ka thënë; ka pasur një incident, unë kam shtirë kjo është arma ime, unë kam shtirë nuk di nëse arma ime ka vrarë apo jo dikë, por të lëmë balistikën ta zbulojë. Më shoqëroni tani.
Sulo: Pse mos t’i besojmë atyre që thonë që Paplekaj tha që; unë qëllova për vetëmbrojtje dhe t’i besojmë këtyre që thoni ju?
Basha: Ju lus të mos bëheni të gjithë ju gjyqtarë dhe të zbardhet e plotë ngjarja.