Prapaskena

‘Do kesh dëgjuar për mua’, specialisti në Vaqarr rrëfen si u kërcënua nga përfaqësues të PD: Florenc Hoxha më hyri në makinë e më goditi

Publikuar: 22/04/2021

Report Tv ka zbardhur kallëzimin e Bledar Gogës specialist në zyrën e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në Vaqarr kundrejt ish-kreut të Policisë së Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha lidhur me ngjarjen e ndodhur në Vaqarr, ku është dhunuar dhe kërcënuar nga përfaësues të PD, teksa ka qenë duke shpërndarë ushqime për iftar te besimtarët myslimanë.

Në kallëzimin e siguruar nga Sokol Dema Goga thotë se ka qenë së bashku me shoferin e njësisë administrative Vaqarr Artur Myrta duke shpërndarë ushqime te familjet në nevojë dhe te moshat e treta në kuadër të bashkëpunimit të njësisë me fondacionin Firdeus në kuadër të muajit të Ramazanit. Bledar Goga thotë se në një nga shtëpitë që ka shpërndarë ushqim u kanë bllokuar rrugën Shaqir Kusi me disa të tjerë duke i kërcënuar. Pasi është futur në shtëpinë që ka shpërndarë ushqimin thotë se ka telefonuar policinë.

“Sapo kem ndaluar tek dera nga shtepite po ne lagjen Ibra na ven nje automjet fuoristrade G klas me ngjyre te kuqe me te zeze dhe me vjen nga pas duke na bllokuar rrugen pasi rrugica ishte pa dalje dhe zbresin nga makina shteasit Shaqir Kusi dhe nje djale tjeter qe nuk ja da emrin dhe filluan te filmonin dhe benim video njëkohesisht dhe duke na kercenuar me fjalët…do ta bej trupin vrima vrima,do te *** robt, u bere dhe ti te shperndash ushqime per njësinë Administrative o kurve si dhe shume fjale te tjera kercenuese dhe ofenduese qe une nuk mund ti përmend. Pastaj tenon te me guaje me grusht brenda ne makinë une i shmangesha goditjeve.

Me pas Shaqiri ikën ne drejtim te makinës së tij nderkohe po kercenonte duke me thene qe po merr pistoleten dhe do të ma bëjë trupin vrima vrima dhe shoku i tij improvizonte sikur po e pengonte të merrte pistoletën. Une krijova pershtypjen se me te vertete po merrte armen nga automjeti dhe jam larguar menjehere nga frika dhe jam futur tek banese qe kisha dhene ushqimin. Nderkohe Arturin e bllokuan keto dy persona dhe e detyruan te linte makine hapur dhe te largohej dhe ai erdhi brenda baneses ku isha dhe une”, tha ai.

Me ardhjen e policisë aty kanë shkuar dhe kandidati për deputeti i PD Belind Këlliçi me disa të tjerë duke bërë video. Policia i ka kërkuar Gogës të hypë në makinën e tij por në sediljen e pasme të saj ka hypur dhe Florenc Hoxha i cili e ka goditur dhe e ka kërcënuar.

“Ku ne ate moment fillos perseri Arlind Kusi vellai i Shaqir Kusit te kercenonte me jete do te vras fare mbaje mend ca do te bej une ty. Dhe me pas ka ardhur kandidati per deputet Belind Kellici me shume njerez dhe filluan te benin video dhe foto pa fund dhe me pas ka ardhur shefi i Policise Kriminale dhe me nxorri nga shtepia dhe me tha qe te hyp tek makina ime ku pasi kam hypur ne makinë ka ardhur dhe nje punes policie (patrulle) dhe mbrapa ka hypur nje person qe nuk e njihja dhe ka hapur xhamin e pasem te makines ku ka ardhur ne person i cili ishte ne fillim me Shaqir Kusin duke me kërnëcënur.

“Gjate rrugës filloi të me kercenonte ky person qe ishte mbrapa duke me thenë me mua se kush jam shoku qe te me njohesh,dhe sapo kthehen ta shoh ai thote se une jam Florenc Hoxha dhe do kesh degjuar per mua. Po shperndani ushqime në këmbim të votes po shperndani zarfe me leke ju legenat e njësisë. Në atë moment telefon një shok dhe në atë moment më ka goditur me grushte anash sytrit mbrapa veshit dhe më ka kapur për fyti. Falë shmangies time shmanga një tragjedi karambol se isha në timon. Dhe po bente gjatë gjithë kohes kontrolle në makinë”, tha ai.



Më të lexuarat