Prapaskena

Belind Këlliçi në SPAK, dorëzon audio-përgjimin: Ka të bëjë me shitblerje të votës, Prokuroria duhet të marrë masa

Publikuar: 22/04/2021

Kryetari i FRPD, njëkohësisht edhe kandidati për deputet Belind Këlliçi ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme, kryetarin e njësisë administrative të Vaqarit, Gentian Myrto.

Ai bën të ditur se ka dorëzuar një USB që brenda ka një audio-përgjim.

Këllici ka kërkuar SPAK që të kryejë detyrën dhe të zbatojë ligjin për të dërguar përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët që abuzojnë me votat.

Ai ka treguar edhe se denoncimi i ardhur nga qytetarët tregon se flitet për një pazar për lehtësimin e procedurave për blerjen e një toke kërkojnë rryfshet.

“Për të depozituar faktet dhe provat në lidhje me një kallëzim të shtetasit Gentian Myrto, kryetarit të njësisë administrative të zonës së Vaqarit në lidhje me një denoncim që ka ardhur nga qytetarë të kësaj zone administrative. Si persona në dijeni të faktit kam bërë detyrën time ligjore dhe kam dorëzuar kallzimin penal për hetimin e kësaj ngjarje.

Kallzimi ka të bëjë me krim zgjedhor dhe korrupsion aktiv dhe pasiv korrupsion zgjedhor. Do ti kërkoja SPAK-ut të kryejë detyrën dhe të zbatojë ligjin për të patur më në fund zyrtarë që shkojnë para drejtësisë dhe ndëshkohen. Është e paimagjinueshme për mua që Vaqar në një nga dy familje ku takoj çdo ditë banorët ankohen se u është grabitur prona dhe askush nuk merr masa. Kemi marrë këtë provë dhe fakt që e kam dorëzuar përpara Prokurorisë, Propuroria e Posacme të marrë masa. Flitet për një Pazar për lehtësimin e procedurave për blerjen e një toke kërkojnë rryfshet. Qytetarëve ti krijojmë sigurinë që zëri I tyre dëgjohet që të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe nuk mund të vidhet prona e qytetarëve mundi i një jetë dhe askush mos mbajë përgjegjësi”- tha ai.



Më të lexuarat