Prapaskena

Skema, një makinë që shpërndante lekë/ Fotot. Si u vra Pjerin Xhuvani, momenti kur ish-efektivi i RENEA (shoqërues i Gazmend Bardhit), del me armë

Publikuar: 21/04/2021

Burime për Top Channel bëjnë me dije se personi që qëlloi është Arber Papleka, një nga shoqëruesit e demokratit Gazmend Bardhi, i cili është konfliktuar me policët dhe ka qëlluar në turmë.

Si pasojë ai ka vrarë Xhuvanin, dhe ka plagosur dy të tjerë.

Autori është tashmë në pranga.

AUTORI Arbër Papleka

Informacionet paraprake thonë se ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD në Elbasan. Ndërkohë që vetëm pak më parë është larguar Gazmend Bardhi i PD.

Ndërkohë që sipas PD një mjet kishte nisur të qarkullonte në zonë dhe ofronte para në këmbim të votave. Ky dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i ekzekutimit të tij.

Ndërkohë që nga ngjarja është plagosur dhe policja e cila ishte rastësisht në zonë.

Viktima nuk është një emër i panjohur, ai është përfolur edhe në sherrin e ditës së verës.
Kjo ngjarje e rëndë ndodh vetëm pak ditë para zgjedhjeve.



Më të lexuarat